Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Jeta Statovci, u ka uruar festën e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe kudo, raporton GazetaBlic.
“Është kjo festë që mishëron të mirën, virtytet, solidaritetin e bashkimin”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Urime festa e mirësisë dhe e sakrificës
Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe kudo, u uroj festën e Kurban Bajramit. Është kjo festë që mishëron të mirën, virtytet, solidaritetin e bashkimin.
Rrugëtimi mbi këto vlera është shpresë dhe garancë e një të ardhmeje më të mirë.
Prandaj, bashkimi e dashuria për njëri-tjetrin le të jenë shtigjet e vetme nëpër të cilat ecim.


