Lajme

“Kur zëri im është pengesa, heshtja ime është protestë”/ Fitim Uka deklarohet për postimin e tij

01/17/2024 17:42
nga:G B

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, përmes një postimi në Facebook, sot tha se zëri i tij është pengesë për dikë, e heshtja e tij është protestë, raporton Gazeta Blic.

Mirëpo, ky postim i tij ka ardhur si reagim ndaj një artikulli të Kallxo.com.

Këtë e ka konfirmuar deputeti Uka në një prononcim thotë.

“Postimi im ka të bëjë me këtë artikull”, tha ai për Gazeta Blic, duke iu referuar artikullit që ai është në mesin e pesë deputetëve që nuk kanë folur asnjë fjalë tërë vitin në Kuvend./Gazeta Blic/

A po ia mbyllë Vetëvendosje gojën, Fitim Ukës?!