Lajme

Kur të gjithë bëjnë foto me Van Damin, Hoxhaj publikon foto me aktorin Tom Hanks

07/20/2023 19:43
nga:G B

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi me aktorin hollivudian, Tom Hanks.

Kur shumë fytyra publike, përfshirë edhe politikanë kanë publikuar fotografi me aktorin Van Dame, ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi me aktorin hollivudian Tom Hanks.

“Meqë jemi te fotot me aktorët e famshëm, unë më shumë e preferoj Tom Hanks-in, sesa Van Damin sikur miku im Ramiz Lladrovci ?!”, ka shkruar Hoxhaj, në Facebook.