Lajme

“Kur s’i ka pasur numrat Kurti, nuk do t’i ketë as Konjufca”

11/04/2025 14:58
nga:Genita C

Analisti Sali Rexhaj ka komentuar propozimin e Glauk Konjufcës për mandatar të dytë, duke thënë se është vetëm blerje kohe.

Ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova tha se kur s’i ka pasur numrat Kurti, nuk do t’i ketë as Konjufca.

“Jo nuk janë numrat, kur nuk i ka pasur Albin Kurti, me siguri se s’do t’i ketë as Glauk Konjufca. Është vetëm një blerje kohe, llogaritë për zgjedhje tjera, llogaritë me ardhë mërgata, e ka qëllim me mbajt pushtetin më gjatë”, u shpreh ai.