Kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura, në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic” ka thënë se autoritetet lokale kanë mundësi të limituara buxhetore për t’i kompensuar dëmet.
Tutje Nura ka bërë të ditur se në fondin e hapur për t’iu ardhur në ndihmë banorëve të Skënderajt nga vërshimet deri tani janë mbledhur mbi 360 mijë euro.
“Fatkeqësi të këtij niveli, jo vetëm komuna e Skënderajt por në përgjithësi autoritetet lokale kanë mundësi të limituara buxhetore për t’i kompensuar dëmet. Ne e kemi procedu vlerësimin në përputhje me ligjin për fatkeqësitë natyrore autoriteteve qëndrore të cilat kanë përgjegjësi sipas legjislacionit në fuqi që në raste të tilla kur kemi një rast të shpallur të një gjendje emergjente dhe e jashtëzakonshme t’u dalë në ndihmë banorëve. Ne e kemi kry punën tonë sa i përket vlerësimit të dëmeve , dhe tani po presim prej Qeverisë. Sigurisht edhe ne si komunë do të shohim me rishikim të buxhetit, kemi hap një fond në të cilin po kontribojnë organizata, njerëz të vullnetit të mirë . Deri më tani kemi mbi 360 mijë euro të grumbulluara për të ndihmuar këto familje” deklaroi Nura për “Gazeta Blic”
I pyetur se a ka një datë se kur mund të fillojë procesi i kompensimit të dëmeve nga niveli qëndror, Nura u pergjigj kështu.
“Nuk ka një datë të saktë se kur pritet të fillojë procesi i kompensimit nga niveli qëndror, përveç shprehjes së gadishmërisë që do të rishikojnë mundësinë për të na ndihmu në këtë rast me i kompensu dëmet. Pjesa që na ka taku ashtu siç thotë ligji e kemi përfundu dhe presim nga Qeveria që të marrë hapa konkret” deklaori Nura në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”
Fadil Nura: Shifra e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Skënderaj, mbi 12 milion euro!


