Deputetët të gatshëm të dëgjojnë dëshminë e ish gjyqtarit të Eulex-it për punën e këtij misioni.
Eulexi u vendos në Kosovë në vitin 2008.
Ky Mision i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit njërin ndër synimet kryesore e kishte zbardhjen e krimeve të luftës.
Por duket që Eulex ka dështuar në këtë pikë.
Madje për këtë po thotë që ka fakte edhe një ish personalitet i lartë i këtij misioni.
Ish gjyqtari i Eulexit, Malcolm Simmons thotë që posedon dëshmi që tregojnë pse nuk u dërgua deri në fund zbardhja e rasteve në lidhje me krimet e luftës që kishte në duar Eulex.
Malcolm Simmons
Kur të jap dëshmi para Parlamentit të Kosovës do të shpjegoj pse këto raste nuk janë hetuar. Dëshmitë në lidhje me shumë krime të luftës të kryera nga persona me etni serbe nuk janë më të disponueshme për autoritetet e Kosovës. Ky Komision do të shqyrtojë keqpërdorimet për sundimin e ligjit që ndodhën gjoja në emër të popullit të Kosovës, nga gjykatësit dhe stafi i lartë i EULEX-it, një Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit që pretendon të promovojë sundimin e ligji.
Në Komisionin për Legjislacion janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë Simmons kurdo që ai do del para tyre.
Simmons ka propozuar edhe themelimin e një komisioni hetimor për këtë çështje, por sa mund të bëhet një hap i tillë?
E në Institutin e Kosovës për Drejtësi po thonë që faktet që Simmons thotë që ka mund ti hyjnë në punë prokurorisë speciale.
Zekaj thotë që kjo dëshmi do të luaj rol në aspektin politik, respektivisht në zbardhjen e të vërtetë për misionin e Eulexit.
Simmons edhe në legjislaturën e kaluar ka bërë kërkesë për raportim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës në lidhje me punën e Eulexit.
Çanak: Në shkurt të vitit 2008 kërkova që ushtria serbe të futej me tanke në Kosovë