Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij zyrtar me Al Nassr më 22 janar 2023.
Sulmuesi portugez do të duhet të humbasë dy ndeshje për shkak të pezullimit pasi Premier League e dënoi atë me dy ndeshje për rrëzimin e një telefoni celular nga dora e një tifozi të Everton vitin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.
Kjo do të thotë se Ronaldo do të duhet të presë deri më 22 janar për të luajtur ndeshjen e tij të parë me Al Nassr, atë që do të zhvillohet kundër Al Ittifaq.
Megjithatë, Ronaldo ka të drejtë të luajë ndeshje miqësore, që do të thotë se ai mund të luajë në një duel midis Paris Saint-Germain dhe një 11-she të yjeve nga klubet kryesore saudite më 19 janar. Ky mund të jetë takimi i fundit ndonjëherë midis Ronaldos dhe Lionel Messit.
PSG lëshoi një deklaratë të hënën për të informuar tifozët se skuadra do të shkojë në Katar dhe Arabinë Saudite për turin e tyre dimëror.
Aty do të marrin pjesë në evente të ndryshme sponsorizimi që do të kulmojnë me miqësoren në Riad.
/GazetaBlic Sport/


