Shkruan: Shenoll Muharremi
Kur po i përmend LVV zgjedhjet e reja, unë po vihem në siklet për ta. Ndosha nuk janë të vetëdijshëm për situatën që po kalon vendi dhe ekonomia. Kur je në pushtet, izolohesh, edhe pamja të mjegullohet.
Ata kanë premtu ‘ulje të çmimit të rrymës’ por tarifat e enegjisë janë rritur tri herë gjatë mandatit të tyre. Tarifa e lartë është rritur 128%. Kjo rritja e fundit është më skandaloze, për shkak se nuk kanë bë absolutisht asgjë me parandalu. E zgjidhje ka pasur. E kanë miratu me heshtje, Albin Kurti se ka folë një fjalë të vetme. Inflacioni dhe ekonomia, çmimet në markete kanë me qenë temat kryesore në zgjedhje eventuale.
Ambienti dhe fryma është kogja anti-LVV aktualisht. Me u bë diplomatik, nuk është fryma me LVV për momentin. E me këtë valë të re të inflacionit nëse nuk anulohet vendimi i ZRRE, LVV mundet me dalë në rajon të 30% në zgjedhje tjera. Me pas qenë në vend të tyre, kurrë në jetë si kisha përmend zgjedhjet. Po gjithkush i di punët e veta më së miri.