Lajme

“Kur ne dalim në rrugë,,,” Gruda: Nëse Dehari nuk e thërret seancën, nuk rrimë duarkryq

08/11/2026 22:46
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda,në ”Click” të RTV21 ka paralajmëruar veprime të mëtejshme politike në rast se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, nuk e thërret vazhdimin e seancës.

Gruda tha se PDK-ja nuk do të qëndrojë pasive dhe paralajmëroi se dalja e partisë në rrugë do të shënonte një moment të rëndësishëm për shoqërinë.

“Kur PDK del në rrugë dhe nga ajo ditë, kjo shoqëri nuk do të jetë e njëjtë. Ne nuk bëjmë hajgare me daljen në rrugë”, tha Gruda.

Ai shtoi se, nëse Dehari nuk e thërret seancën konstituive, PDK-ja nuk do të qëndrojë duarkryq.