Nga muaji gushtë Ambasada Gjermane hapë dyert për kosovarët të cilët kanë bërë termine.
Por nga kjo ambasadë kanë një kusht për të gjithë qytetarët që duan të shkojnë në Gjermani.
Nga Ambasada Gjermane kanë thënë se për t’u pajisur me vizë gjermane qytetarët duhet të jenë të vaksinuar me vaksinën anti-Covid.
“Duke filluar nga 01.08.2021 për personat nga Kosova që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 përpunimi i kërkesave për viza të tilla do të jetë sërish i mundur. Lista e pritjes për termine në gusht është hapur më 01.07.2021. Të gjitha terminet që kanë qenë në dispozicion në listën e pritjes së terminëve për gusht janë rezervuar. Të gjithë personave, të cilët janë regjistruar me sukses në listën e pritjes, së shpejti do t’ju caktohet një termin për gusht”, kanë thënë nga kjo ambasadë.
E kjo e drejtë për lehtësim të vizave ishte paraparë nga fillimi i vitit 2021 por për shkak të pandemisë një gjë e tillë ishte shtyrë.
“E ashtuquajtura „Rregullore për Ballkanin Perëndimor“ (26 Neni. 2 Rregullorja e Punësimit) e miratuar nga Parlamenti Gjerman është në fuqi nga 1 janari 2021. Me këtë nënshtetasit kosovarë kanë një qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës deri më 31.12.2023. Për shkak të kufizimeve të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë, të shkaktuara nga pandemia, në vitin 2021 deri më tani nuk kanë mundur të lëshohen viza mbi bazë të Rregullores për Ballkanin Perëndimor”, kanë bërë të ditur Ambasada Gjermane për Gazetën Infokus.
Ndryshe në muajin korrik u bë hapja e sistemit për termine, por një gjë e tillë zgjati vetëm rreth 10 minuta.
Sipas Ambasadës Gjermane në fillim të secilit muaj në sistemin e rezervimit të terminëve që gjendet në uebfaqen e ambasadës, hapet lista e pritjes së terminëve për muajin pasues. Lista e pritjes së terminëve për shtator do të hapet në fillim të gushtit.