Para një vit e gjysmë, konkretisht më 17 janar të 2021-ës, Inspektorati Policor i Kosovës kishte pranuar një ankesë nga një qytetar në Prizren, se ishte sulmuar fizikisht brenda stacionit policor.
Zëdhënësi i Inspektorati të Policisë Arbër Beka, tha në Info Magazine në Klan Kosova se zyrtarët policorë kanë të drejtë të përdorin forcë, por jo në të gjitha rastet, sidomos kur i dyshuari është nën kontrollin e policisë.
Beka tha se në bazë të video-incizimeve, vërehet se i njëjti mund të ketë qenë edhe i prangosur.
“Në fakt përdorimi i forcës është i autorizuar nga zyrtarët policorë, por jo në të gjitha rrethanat, jo kur i dyshuari është tashmë nën kontrollin e policisë. Në bazë të video-incizimit vërehet se i njëjti mund të ketë qenë edhe i prangosur. Për këtë arsye edhe i kemi trajtuar pretendimet e qytetarit që kanë rezultuar të jenë të sakta” – tha Beka.


