Merkato e transferimeve është afër mbylljes në top pesë ligat evropiane të futbollit.
Merkato e transferimeve në Premier League mbyllet të martën me 31 gusht 2021, në orën 23:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubet La Ligas, Serie A, Ligue 1 dhe Bundesliga gjithashtu kanë afat deri më 31 gusht për të finalizuar transferimet e tyre.
Por, kur hapet dhe mbyllet afati kalimtar i janarit?
Klubet do të jenë në gjendje të blejnë dhe shesin lojtarë përsëri nga 1 janari 2022 deri më 31 janar 2022.
/GazetaBlic Sport


