Sporti

Kur Kosova mësoi shortin në tetor, Agim Ademi kishte synim kualifikimin dhe vendin e parë, sot kemi tri pikë pas katër ndeshjeve!

06/20/2023 10:05
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka një ecuri tejet negative në grupin kualifikues për Euro 2024, pasi në katër ndeshjet e para nuk dijmë se çka është fitorja, teksa kemi marrë tri barazime dhe një humbje.

Kosova u mposht nga Bjellorusia dje, teksa barazoi me Andorrën, Izraelin dhe Rumaninë, shkruan GazetaBlic Sport.

Por kur u hodh shorti në tetor të vitit të kaluar, Ademi kishte potencuar se kemi kualitet dhe synimi është kualifikimi.

Agim Ademi e cilësonte pozitiv shortin, teksa për “Supersport”, kreu i “dardanëve” ka deklaruar se tashmë synon vendin e parë në grup.

“Nuk ka asnjë short dhe grup të lehtë, por besoj shumë tek ekipi. Short korrekt dhe grup korrekt, patjetër që pres kualifikimin. Dua të dalim në vendin e parë në këtë grup. Besoj shumë tek ekipi dhe djemtë. Kemi një grup shumë të mirë, djemtë janë në formë. Trajneri preferon që të luajnë ata që janë më të përgatiturit. Besoj shumë që do të kemi sukses, pasi kemi atmosferë të mirë dhe dëshirë të madhe për të kualifikuar Kosovën në Euro 2024. Jam shumë i kënaqur me shortin. Kam besim te lojtarët dhe trajneri.

“Trajneri? Shorti iu duk i mirë, ai ka besim. Jemi aty aty me Zvicrën, por nuk duhen nënçmuar as ekipet e tjera. Kosova sot është një skuadër e organizuar mirë. Ekipi ka shumë kohë bashkë, kjo ndikon në lojën e tyre. Kemi pritshmëri të mëdha”, kishte thënë Ademi…

/GazetaBlic Sport