Lajme

“Kur isha president, atje ka mbizotëruar paqja”- Trump reagon për konfliktin Izrael-Palestinë

05/12/2021 16:07
nga:Y I

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit të Palestinës.

Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të tij në atë rajon ka mbretëruar paqja, pasi armiqtë e Izraelit e dinin që SHBA-të qëndrojnë fuqishëm pas atij vendi.

“Sa kam qenë në Shtëpinë e Bardhë na kanë quajtur presidenca e paqes, pasi armiqtë e Izraelit e kanë pasur të qartë që SHBA-të qëndrojnë pranë shtetit hebre dhe se në rast të sulmit mbi Izraelin do të vinte përgjigja e menjëhershme”, ka shtuar ish-presidenti amerikan.

Ndërkaq sipas tij, tani që president është Joe Biden, bota është çdo herë e më e pasigurt dhe ka më shumë dhunë.

“Biden ka treguar dobësi dhe mungesë përkrahje për Izraelin që ka bërë të ndodhin sulme të reja mbi aleatët tanë”, shtoi Trump.