Lajme

Kur është gati një fëmijë për ushqimet e ngurta!

09/29/2025 15:34
nga:Genita C

*Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë periudha kur një fëmijë fillon të ushqehet me ushqim solid përveç qumështit të gjirit apo atij formulë është mosha 6 muajshe.

*Zakonisht prindërit vërejnë disa shenja që tregojnë se fëmija ka interesim për ushqimin kur ata të afrohen te muaji i gjashtë i jetës.

*Fëmija fillon të përtypet, ulet në karrikën e ushqimit dhe mban kokën drejtë, fut lodrat e buta në gojë dhe shfaq interesim për ushqimin.

*Zakonisht mendohet se ushqimi solid duhet të nisë me perime dhe pemë të pranuara për moshën duke testuar produktet për të parë nëse ka ndonjë reaksion alergjik.

*Është me rëndësi që fëmijët të mos konsumojnë qumësht lope, sheqer, kripë apo mjaltë para vitit të parë të jetës.

*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar pediatër.

*SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!