Lajme

‘Kur erdhën në pushtet u qartën’ – Matoshi për Qeverinë: S’lanë njeri pa e shpallë tradhtar

08/31/2023 21:56
nga:G B

Komentatori politik Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” ka folur rreth statusit të Klinakut, dhe komentimeve të shumta që janë bërë deri tani.

Sipas tij, këso veprime në këtë rast si statusi i Klinakut, ka pasur edhe nga Qeveria e tanishme në kohën kur ata kanë qenë Opozitë, raporton Gazeta10.

“Unë mendojë që fjala e Faton Klinakut në këtë rast duhet me u nda striktë nga konteksti i hekave që po i pëson Ushtria Çlirimatare e Kosovës, përkatësisht veteranët e luftës, sepse kemi pasë edhe disa deklarata të famshme, një këshilltarë është shkarkuar për deklarata të tilla nga zoti Kurti, kemi pasë edhe thirrje sa ka qenë në Opozitë Kurti, ‘Hashim shko në Hagë se aty e ke vendin’, kemi pasur edhe deklaratën e ministrit Murati”, e shumë të tilla, tha ai në Kanal10.

Matoshi thotë se Faton Klinaku nuk është në gjendje ta vras dikënd për çështje politike.

Kompentatori politik shton se VV-ja kur kanë ardhur në pushtet kanë qenë shumë agresiv, dhe sipas tij Qeveria e tanishme nuk ka lënë njeri pa e quajtur ‘tradhtar’.