Lajme

“Kur e përmend ligjin penal i bie me e çu gazetarin në burg”, Kusari: Qysh është e mundur që presidentja ka kaq pak tolerancë ndaj kritikes?

02/05/2026 21:02
nga:Genita C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte paralajmëruar padi për gazetarin Michael Martens të ë së përditshmes, Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ).

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se Osmani përmendi ligjin penal duke nënkuptuar që do ta çojë gazetarin në burg.

Kusari pyeti sesi është e mundur presidentja të ketë kaq pak tolerancë ndaj kritikës.

“Nga perspektiva ligjore më erdhi interesant që iu referu ligjit penal, sepse kur e përmend ligjin penal i bie me çu gazetarin në burg, duke pasur parasysh që Gjermania është vend që mbrojtja e reputaciont ndiqet me ligje civile”, ka thënë ajo në Pressing.