Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Njësive Elitare të Policisë së Kosovës do të mbahet këtë javë, por data ende s’është caktuar.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se kryeministri Kurti e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij për takim dhe se tani është vetëm çështje e agjendës së kur do të zhvillohet takimi.
“Takimi është paraparë për këtë javë dhe këtë javë do të mbahet. Kryeministri tashmë ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë e tij. Tani është vetëm çështje e agjendës, për çka do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Kryeziut për Express.
Osmani: Djegia e veturës së nënkryetares së Leposaviqit synon të frikësojë serbët vendas


