Lajme

Kur do të ndodhë takimi Escobar-Kurti, flasin nga Qeveria e Kosovës

03/13/2024 09:04
nga:G C

Sot nis vizita zyrtare e të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarit, në Kosovë.

Ai sot do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe më pas nga krerët e opozitës, ndërsa me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takohet nesër.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ndërsa, takimi me Osmanin nis në orën 10:00 sipas njoftimit zyrtar dhe më pas është paralajmëruar se do të ketë konferencë të përbashkët për media.

Gabriel Escobar sot takohet edhe me opozitën, detajet e fundit