Ka kaluar gati një javë që kur prushi i parë ndezi disa nga zjarret më vdekjeprurëse që Kalifornia ka parë ndonjëherë.
Dhe në ditët që pasuan, qytetarëev të Los Angeles u është dashur të përballen me të qëndruarit në gatishmëri të lartë.
Tani, me flakët e Palisades dhe zjarrin pranë Eaton, të cilët ende janë kryesisht të pakontrolluar, erërat e rinovuara të Santa Ana kërcënojnë t’i zgjerojnë ato flakë apo edhe të fillojnë të reja.
“Ne kemi nevojë për Nënën Natyrë që të na japë një pushim”, tha zëvendës shefi Brice Bennett i Cal Fire për CNN të dielën.
“Kemi zjarrfikës. Ne kemi ujin. Na duhet kohë”, shtoi ai.
CNN shkruan se “kur këto zjarre mund të mbarojnë është vetëm një pjesë e ekuacionit – pyetja afatgjatë se si të rikthehemi nga shkatërrimi i zjarrtë në një botë me katastrofa ekstreme të motit nuk ka zgjidhje të kënaqshme.
Në të ardhmen e afërt, përpjekja për të vlerësuar se kur do të frenohen zjarret është kryesisht supozim dhe varet nga faktorë të rrjedhshëm si terreni dhe efektiviteti i zjarrfikësve. Megjithatë, faktorët kryesorë janë të qartë: era dhe shiu, ose mungesa e tyre./CNN