Lajme

Kur dhe në çfarë rrethanash mund të shkarkohet Kryetarja e KQZ-së?!

06/14/2021 15:11
nga:Gazeta Blic

Në kohën kur presidentja e vendit, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e parasheh saktësisht se kur mund të shkarkohet kryesuesja e KQZ-së.

Sipas nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme, precizohen disa arsye kur mund të shkarkohet apo doërhiqet shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në vazhdim i gjeni këto rrethana kur mund të shkarkohet kryetari i KQZ-së:

61.5 Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes

ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm, në rrethanat e mëposhtme:

  1. a) Anëtari dështon në plotësimin e kushteve dhe kritereve që dalin nga ky ligj;
  2. b) Anëtari nuk merr pjesë, pa ndonjë arsyetim të arsyeshëm, në tri mbledhje të njëpasnjëshme të KQZ-së dhe ndërprerja e mandatit miratohet nga dy të tretat (2/3) e votave të shumicës së KQZ-së;
  1. c) Anëtari është i dënuar për vepër penale;

29

  1. d) Anëtari sillet ose vepron në atë mënyrë që e dëmton seriozisht statusin dhe integritetin e KQZ-së;
  2. e) Anëtari nuk është në gjendje t’i kryej detyrat e veta për më shumë se gjashtë muaj me radhë.

61.6 Nëse mandati ndërpritet nga Presidenti i Kosovës, emërimi i ri bëhet në pajtim me këtë nen. Emërimi i ri për zëvendësim bëhet në pajtim me procedurat e këtij neni dhe anëtari i ri shërben vetëm për kohëzgjatjen e mandatit të mbetur të anëtarit të zëvendësuar por do të jetë subjekt i riemërimit në pajtim me këtë nen.

61.7 Anëtari i KQZ-së duhet të ketë përvojë pune prej jo më pak se pesë (5) vite dhe diplomë universiteti në lëmin e drejtësisë, administratës publike, shkencave politike, të drejtave të njeriut, matematikë, administrim të zgjedhjeve, shkenca sociale, marrëdhënie publike ose në statistikë.

Ndryshe, sot, Osmani i kishte kërkuar dorëheqjen Dakës, dhe në këmbim të një mirënjohje për punën që ka bërë, por, kjo nuk e ka bindur Dakën të jap dorëheqje nga kryetarja e KQZ-së, duke e refuzuar “ofertën” e të parë së shtetit.

Ndërkohë, nga Presidenca ende nuk e kanë thënë asnjë fjalë, përkundër që Gazeta Blic ka provuar disa herë gjatë ditës të marrë një deklaratë zyrtare.

Valdete Daka e kundërshton kërkesën e Vjosa Osmanit: Nuk jap dorëheqje

07/27/2021 23:38

“Në tragjedinë e Slavonski Brodit ne nuk i humbëm vetëm bashkatdhetarët tanë. Aty humbëm një copë të shpirtit tonë”