Sezoni evropian përfundoi me finalen e Ligës së Kampionëve, të fituar nga PSG pas penalltive kundër Arsenalit.
Parisienët do të përballen me një tjetër ekip anglez, Aston Villan, në Superkupën e Evropës.
Ndeshja do të zhvillohet në qytetin austriak të Salzburgut më 12 gusht në orën 21:00.
Sa i përket aspektit financiar, të dyja ekipet do të marrin nga 4 milionë euro secila, me fituesin që do të marrë në shtëpi edhe një milion tjetër.
/GazetaBlic Sport


