Gurakuq Kuqi nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë ka thënë që me vdekjen e liderit të Grupit Mercenar Rus “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, është sinjalizuar edhe fundi i këtij grupi.
“Grupi Wagner, celulat e saj vetëm me informacionet e para që i kemi tani pothuajse kanë filluar që të shkatërrohen sepse si celulë e tillë ka qenë edhe pse ka qenë një celulë shumë e fuqishme”, ka thënë Kuqi në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Shumë mirë e organizuar atëherë janvë vrarë të paktën shtatë njerëz shumë fuqishëm të Wagnerit që kanë udhëhequr struktura të inteligjencës, strukturat kriminale të brendshme, strukturat financiae të tyre dhe në këtë mënyrë i janë këputur krahët kryesorë të këtij grupi, dhe krejt çka kanë mbetur kanë qenë disa figura që janë varur vazhdimisht nga këta njerëz, andaj edhe riforcimi i tyre apo riorganizimi i tyre mund të shihet si në një formë i pamundshëm e sidomos tani kur do të ketë grupe të cilat do të kërkojnë hakmarrje, disa grupe të tjera të cilat do ta sabotojnë komplet Wagnerin pastaj më herët ka ndodhur që ka pasur edhe grupe po ashtu me autorizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë që t’iu bashkohen forcave të rregullta ruse për luftë”.


