Kur bëhet fjalë për modën mbretërore, zgjedhja e aksesorëve nuk është kurrë e rastësishme. Çantat, vathët dhe gjerdanët jo vetëm që përputhen me veshjet e familjes mbretërore, por ato shpesh janë të me shumë rëndësi.
Nga Princesha Diana e cila mbante një gjerdan në kokë e deri te Princesha Beatrice e cila u dërgoi një mesazh adoleshentëve me çantën e saj , bota e aksesorëve mbretërorë është plot me kuptime të fshehura.
Kurora që mbajti Princeshë Diana gjatë ceremonisë martesore nuk ishte një dhuratë nga familja mbretërore, por në fakt ishte trashëgimia e saj familjare.
Ajo mbante diamante që i përkisnin familjes Spencer për gati një shekull dhe ishte bërë nga disa bizhuteri që ranë në duart e familjes së Dianës në periudha të ndryshme të historisë.
Pas ceremonisë martesore, Diana vendosi kurorën Spencer në disa raste, dhe pas vdekjes së saj në 1997, ajo iu kthye familjes së Dianës, ku mbetet edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 2018, mbesa e Dianës, Celia McCorquodale, vuri këtë kurore Spencer në ceremoninë e saj të dasmës.
Ashtu si Princesha Diana, në ditën e saj të dasmës, Kate Middleton veshi diçka nga familja e saj. Vathët e dasmës së Kate ishin një dhuratë nga prindërit.
Një palë vathë diamanti në formën e gjetheve të lisit me diamante të varur në qendër. Pse lisat? Dizajni i vathëve nënkupton stemën e familjes Middleton.
Princesha Diana ishte një rebele e vërtetë kur bëhej fjalë për modën, dhe shumë nga zgjedhjet e saj të veshjeve ishin të guximshme për një princeshë.
Në 1985 Diana theu rregullat mbretërore të veshjes kur vuri gjerdanin e trashëgimisë së familjes mbretërore si një rreth në kokë për një ngjarje në Melburn, Australi.
Ende nuk është e qartë nëse ajo lëvizje e Dianës ishte në të vërtetë e qëllimshme. Ekziston një teori që, nga nxitimi, Diana u përpoq të vishte atë nga koka, dhe kur ajo iu ngjit në ballë ajo vendosi ta linte atë në atë mënyrë. /Lajmi.net/