FC Drita e fillon sonte misionin në Conference League.
‘Intelektualët’ kanë udhëtuar drejt Finlandës, ku sonte do të përballen me KuPS nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por që synimi i skuadrës së Zekirija Ramadanit, është që të sigurohet një rezultat sa më pozitiv, me të dy ekipet që vijnë për herë të parë në këtë fazë të një gare evropiane.
Në aspektin financiar, vlera e skuadrës finlandeze është 6.85 milionë euro, shumë e ngjajshme me atë të skuadrës tonë kosovare, e cila ka vlerë momentale 6.58 milionë euro.


/GazetaBlic Sport/


