Fehmi Kupina nga iniciativa qytetare ‘Lidhja e Prishtinës’, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Gazmend Gashi, u takuan me banorët e lagjës Arbëria, raporton GazetaBlic.
Kupina tregon se premtuan mbështetje të pakushtëzuar për të adresuar hallet e tyre dhe për të punuar pandal për intersin e qytetarëve tanë.
Postimi i plotë:
Me Gazmend Gashin, një emër i njohur për shoqërinë tonë, kampion i shtatëfishtë në boks, dhe kandidat për Kuvend Komunal, takuam një grup të qytetarëve nga lagjja Arbëria.
Miq e dashamirë të Gazmendit dhe të Lidhjes së Prishtinës shprehën pakënaqësitë e tyre me pushtetin aktual dhe kërkuan ndryshimin të cilën do ta sjellë Lidhja e Prishtinës.
Ne ju premtuam mbështetje të pakushtëzuar për të adresuar hallet e tyre dhe për të punuar pandal për interesin e qytetarëve tanë.
#lidhjaeprishtines #prishtina #LP115


