Sporti

Kupa e Mbretit: Barcelona e pafat në short, vështirë edhe për Atletico Madridin

01/07/2022 14:38
nga:E K

Është tërhequr shorti për 1/16-ën e finales së Kupës së Mbretit.

Kupa e Mbretit do të sjell disa përballje interesante në fazën e ardhshme (1/16).

Një ndeshje e vështirë e pret skuadrën e Barcelonës dhe atë të Atletico Madrid, por më lehtë do të jetë për Real Madridin.

Barca do të përballet me Athletic Bilbao, derisa Atletico Madrid luan me skuadrën e Real Sociedad.

Real Madrid në anën tjetër luan kundër Elche dhe pritet të shkojë tutje pa telashe.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha çiftet.