Sporti

Kupa e Kosovës: Prishtina e Re e mposht Feronikelin, Ferizaj triumfon ndaj Rilindjes

02/13/2025 14:23
nga:Lorik J

Kanë përfunduar dy takimet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.

Prishtina e Re dhe Ferizaj kanë kompletuar me sukses kalimin tutje në çerekfinalen e Kupës së Kosovës në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.

Ekipi nga Hajvalia, Prishtina e Re ka mposhtur Feronikelin me rezultatin 0-2, për të kaluar tutje. Kreshnik Bahtiri dhe Fati Ismaili realizuan golat për ekipin e Prishtinës së Re.

Në ndeshjen tjetër, Ferizaj fitoi ndaj Rilindjes me rezultatin minimal 1-0.

/GazetaBlic Sport