Sporti

Kupa e Kosovës: Prishtina e Liria kalojnë tutje, eliminohen Top Football e Suhareka

12/04/2025 15:03
nga:Lorik J

Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Kupës së Kosovës në futboll.

FC Prishtina ka triumfuar ndaj Top Football me rezultatin 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Valmir Veliu pas 50 minutave lojë, teksa rezultatin finale e vendosi Leotrim Kryeziu nga penalltia.

Ndeshja tjetër mes Lirisë e Suharekës u mbyll pas 120 minutave lojë, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.

Liria në fund triumfoi me rezultatin 2-1. Susuri e Kurtaj shënuan për ekipin prizrenas.

/GazetaBlic Sport