Sporti

Kupa e Kosovës: Përfundojnë pjesët e para të dy dueleve

02/27/2025 13:51
nga:Lorik J

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ballafaqimeve çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Në Lipjan, Drita po triumfon ndaj Prishtinës së Re me rezultatin 0-2. Rron Broja e realizoi golin e parë në këtë ballafaqim, teksa Kastriot Selmani shënoi golin e dytë.

Në ndeshjen në Malishevë mes Vëllaznimit e Prishtinës, skuadra nga kryeqyteti shkoi me avantazh minimal 0-1.

Yakubu realizoi golin e vetëm pas 16 minutave lojë.

/GazetaBlic Sport