Sporti

Kupa e Kosovës: Llapi triumfon ndaj Drenicës, shumë pranë finales

04/10/2025 16:58
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit ka triumfuar në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Drenicës.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Një gol i Arbër Bytyqit dhe një autogol nga Antonio Marku vendosen rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ndeshja kthyese zhvillohet më 24 prill në stadiumin ‘Bajram Aliu’.

/GazetaBlic Sport/