Kupës së Afrikës mund të shtyhet.
Komiteti ekzekutiv i CAF votoi për një takim të jashtëzakonshëm, por Presidenti Motsepe pritet të fluturojë për në Kamerun për të shtyrë garën. Debati është i hapur dhe kërkesa për shtyrje vjen kryesisht nga Europa, përcjell GazetaBlic Sport.
Klubet e ECA kanë shprehur shqetësime duke pasur parasysh situatën Covid dhe variantet e saj. Vendimi përfundimtar, siç shkruan Gazzetta dello Sport, mund të arrijë të mërkurën.
Në rast se nuk shtyhet gara, klubet do të humbasin lojtarët e tyre për 52 ditë: nga 27 dhjetori, data e takimit kombëtar për përgatitje, deri në çdo ndeshje finale të lojtarëve dhe më pas karantina dhjetëditore për kthimin.
/GazetaBlic Sport


