Sporti

Kupa e Italisë: Milan – Lazio, formacionet e mundshme

02/09/2022 09:24
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet një tjetër çerekfinale në Kupën e Italisë.

Milani dhe Lazio kërkojnë kalimin tutje në “San Siro”, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Rossonerët” janë të entuziazmuar pas fitores në derbin e Madonninës ndaj Interit, me skuadrën e Piolit që kërkon me çdo kusht edhe dy përballje tjera me këtë skuadër, kur dihet që Interi e mposhti Romën dhe një kualifikim i mundshëm i Milanit, do të thoshte një gjysmëfinale mes dy skuadrave shumë të urryera nga Milano.

Lazio vjen në këtë takim pas një fitore të thellë ndaj Fiorentinës, por gjërat ende nuk janë stabile në këtë skuadër, me drejtorin sportiv, Igli Tare dhe trajnerin Sarri që janë të përfshirë në polemika publike.

Ndeshja e sotme zhvillohet në ora 21:00 dhe këto pritet të jenë formacionet e kësaj ndeshje.

Milan: Maignan; Clabria, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Kessie, Tonali; Leao, Diaz, Messias; Giroud.

Lazio: Strakosha; Hysaj, Felipe, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Alberto; Pedro, Zaccagni, Immobile.

/GazetaBlic Sport/