‘Rossonerët” janë të entuziazmuar pas fitores në ndeshjen ndaj Lazios dhe tashmë do të përballen me Interin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Dy skuadrat u përballen javën e kaluar në derbin e “Madonninës”, atje ku Milani triumfoi me rezultat 1 me 2 ndaj Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
Tashmë është mësuar data dhe ora e gjysmëfinales së parë. Takimi i parë do të zhvillohet me 1 mars në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/


