Sporti

Kupa e Italisë e ‘zjarrtë’ në çerekfinale, skuadrat zbresin në fushë mesjavën e ardhshme

01/05/2024 17:35
nga:Mergim Rreci

Me triumfin 6-1 ndaj Salernitanës, Juventus u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë, duke kompletuar edhe 4 çiftet, që do të zbresin në fushë mesjavën e ardhshme.

Kështu gjithçka do të nisë mbrëmjen e të martës, me Fiorentinën që do të presë në “Artemio Franchi” Bolognën surprizë, teksa dy skuadrat do të luftojnë për një biletë për një gjysmëfinale.

Çerekfinalet ndizen të mërkurën, me derbin e kryeqytetit Lazio-Roma, që do të përballen në orën 18:00 në “Olimpico”, ndërsa në mbrëmje vëmendja do të spostohet në “San Siro”, aty ku Milani do të presë Atalantën.

Të enjten Juventusi do të presë Frosinonen për të kompletuar edhe çiftet gjysmëfinaliste.