Sporti

Kupa e Botës si kurrë më parë mbahet në dimër – ja çfarë do ndodhë me Champions League dhe kampionatet evropiane

04/02/2022 11:21
nga:E K

Shorti i Kupës së Botës tashmë është hedhur dhe janë mësuar emrat e kombëtareve nëpër grupet përkatëse, kurse gara do të zhvillohet në muajin nëntor.

Për herë të parë në historinë e Botërorit nuk luhet në verë, por në dimër, gjë që do të ketë një ndikim të madh në sezonin e klubeve, përcjell GazetaBlic Sport.

Deri më tani ka qenë e natyrshme që Botërori të luhet pas përfundimit të sezonit dhe pasi lojtarët të paktën të kenë bërë një pushim të shkurtër nga të luajturit në klube, por këtë herë nuk do të jetë kështu.

Për t’u përshtatur disi në dimensionet e sezonit normal, të gjitha ligat më të forta evropiane dhe ligat e tjera do të duhet të rregullojnë kalendarin e garave në vitin 2022.

Kampionati gjerman dhe ai anglez do të fillojë përkatësisht më 5 dhe 6 gusht dhe Seria A do të fillojë më 13 gusht. Liga franceze do të fillojë më 6 gusht, si këtë sezon, dhe La Liga do të fillojë më 12 gusht, ashtu si verën e kaluar.

Në këto pesë liga, pushimi para Botërorit fillon pas fundjavës 12-13 nëntor, ose vetëm tetë ditë para hapjes së Kupës së Botës mes Katarit dhe Ekuadorit.

Ndryshime të mëdha në Champions League:

Ndryshimin më të madh do ta përjetojë Champions League, në të cilën kompeticioni në grup do të përfundojë më 2 nëntor, apo edhe pesë javë më herët se këtë sezon.

Gara do të nisë një javë më herët se këtë sezon, ndaj ndeshjet e xhiros së parë do të luhen më 6 dhe 7 shtator, çka do të thotë se fillimi i kualifikimeve ndoshta do të shtyhet për një javë.

Faza me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve do të nisë në mes të shkurtit, si dhe këtë sezon, ndërsa finalet do të luhen më 10 qershor 2023 në Stamboll, dy javë më vonë se ky sezon.

Programi i pesë ligave më të forta në sezonin 2022/2023:

Premerliga

Fillimi: 6 gusht

Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor

Rinisja e kampionatit: 26 dhjetor

Raundi i fundit: 28 maj 2023

Bundesliga

Fillimi: 5 gusht

Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor

Vazhdimi i kampionatit: 20 janar

Raundi i fundit: 27 maj 2023

Seria A

Fillimi: 13 gusht

Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor

Vazhdimi i kampionatit: Janar 2023.

Raundi i fundit: nuk specifikohet

Ligue 1

Fillimi: 6 gusht

Pushimi para Kupës së Botës: 13 nëntor

Rinisja e kampionatit: 28 dhjetor

Raundi i fundit: 4 qershor 2023.

/GazetaBlic Sport/