Pas fitores së Uellsit në Bjellorusi (3-2) për kualifikueset për Kupën e Botës në Katar, Gareth Bale ishte kundër planit të FIFA-s për të organizuar një Kupë Bote çdo dy vjet.
FIFA, megjithatë ka kundërshtarë mbi planin e saj për të reformuar kalendarin ndërkombëtar. Lojtarët kanë filluar të japin mendimin e tyre për organizimin e një Kupë Bote çdo dy vjet, përcjell GazetaBlic Sport.
Për Gareth Bale, kapitenin e Uellsit, kjo është një ide e keqe sepse kompeticioni do të humbiste prestigjin.
“Më pëlqen tradita që është, të luajmë Kupën e Botës çdo katër vjet. Kupa Botërore ka atë prestigj, si Olimpiada, që mbahet çdo katër vjet. Është pak më e veçantë sepse nuk ndodh shumë shpesh. Çdo dy vjet, nuk më pëlqen vërtet sepse humbet këtë dimension historik”, tha sulmuesi i Real Madrid, i cili shënoi një hat-trick kundër Bjellorusisë të martën në mbrëmje në kualifikueset për Kupën e Botës 2022.
/GazetaBlic Sport


