Publikohet lista e kombëtares së Brazilit për Kupën e Amerikës, që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik.
Trajneri Dorival Junior ka dërguar 23 ftesa. Richarlison mungon për shkak dëmtimi, ndërkohë që pjesë e listës nuk janë emra si Casemiro (Manchester Utd), Gabriel Jesus (Arsenal) apo Bremer (Juventus).
Brazili është pjesë e grupit D, bashkë me Costa Rikën, Paraguain dhe Kolumbinë. Rivalë të cilët i sfidon në datat 25 dhe 29 qershor, dhe 3 korrik.
Si teste janë programuar miqësoret me Meksikën (9) dhe SHBA (13).
Argjentina dhe Uruguai janë skuadrat rekordmene të këtij kompeticioni me nga 15 suksese. Brazili ndjek me 9 trofe.
Të fundit e fitoi në vitin 2019, në turneun e zhvilluar në shtëpi. Brazili mposhti 3-1 Perunë në finalen e Maracanës (Everton, Gabriel Jesus, Richarlison).
LISTA E BRAZILIT
Portierë: Alisson Becker (Liverpool), Ederson (Manchester City) Bento (Athletico-PR)
Mbrojtës: Danilo (Juventus), Yan Couto (Girona), Guilherme Arana (Atletico-MG), Wendell (FC Porto), Beraldo (Paris Saint-Germain), Marquinhos (Paris Saint-Germain), Gabriel Magalhaes (Arsenal), Militao (Real Madrid)
Mesfushorë: Andreas Pereira (Fulham), Bruno Guimaraes (Newcastle), Douglas Luiz (Aston Villa), Joao Gomes (Wolverhampton), Lucas Paqueta (West Ham)
Sulmues: Endrick (Palmeiras), Martinelli (Arsenal), Evanilson (Porto), Raphinha (Barcelona), Rodrygo (Real Madrid), Savinho (Girona), Vinicius Jr (Real Madrid)