Lionel Scaloni ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren e Argjentinës në Kupën e Amerikës, kompeticion që do të organizohet në SHBA, në periudhën 20 qershor-14 korrik.
Trajneri i kampionëve të botës ka ftuar 29 futbollistë për dy miqësoret përgatitore kundër Ekuadorit (10 qershor) dhe Guatemalës (14). Ndërkohë që lista zyrtare për në Kupën e Amerikës do të reduktohet në 25 lojtarë.
Kombëtarja albiceleste është pjesë e grupit A me Perunë, Kilin dhe Kanadanë. Argjentina dhe Uruguai janë rekordmenet e Kupës së Amerikës me nga 15 suksese. Më pas Brazili me 9 trofe.
Leo Messi me shokë janë kampionët në fuqi të turneu, pasi në 2021 mposhtën 1-0 Brazilin në mitikun “Maracana” falë golit të Angel Di Marias.
LISTA E ARGJENTINËS: