Lufta e përgjakshme civile midis trupave qeveritare dhe rebelëve ka shkatërruar Kamerunin për katër vjet dhe i ka kushtuar jetën e mbi 3.000 njerëzve, duke detyruar 70.000 të tjerë të largohen, ndërkohë që ka pasoja edhe në Kupën së Afrikës.
Frika nga sulmet e mundshme, në fakt, i ka shtyrë organizatorët të forcojnë masat e sigurisë ndaj lojtarëve, të mbrojtur nga rojet e armatosura, të vendosura si përballë hoteleve të skuadrave dhe fushave stërvitore, ashtu edhe në stadiume. Automjete të blinduara patrullojnë rrugët çdo natë, për të garantuar respektimin e një shtetrrethimi, të vendosur për të mbrojtur lojtarët dhe tifozët.
“Lojtarët janë të shqetësuar, mbi të gjitha për kërcënimet që kanë mbërritur,- ka zbuluar një lojtar i Premier League për “Mirror,”- por ata janë siguruar se do të bëhet gjithçka për t’i mbrojtur, me përdorimin e forcave speciale, të gatshme për të ndërhyrë në këtë ngjarje të një kërcënimi real ose një sulmi”.
Këtë vit, 40 yje të ligës angleze, duke përfshirë edhe Mo Salah dhe Sadio Mané të Liverpoolit, Ryad Mahrez të Manchester Cityt dhe Pierre-Emerick Aubameyang të Arsenalit, janë përfshirë në Kupën e Afrikës me ekipet e tyre kombëtare përkatëse. “Shumë lojtarë vinë nga zona të Afrikës, ku tashmë ka pasur probleme sigurie, si Nigeria apo Bregu i Fildishtë, ndaj janë mësuar me këtë situatë. Përveç kësaj, ata janë krenarë që luajnë për vendet e tyre, kështu që nuk do t’i kishin zhgënjyer kurrë tifozët e tyre”,- përfundoi burimi i “Mirror”.
Kujtimi i sulmit të tmerrshëm terrorist në autobusin e Togos, që ndodhi në Angola në vitin 2010 dhe që u kushtoi jetën dy personave, përfshirë një gazetar, rëndon rëndë mbarëvajtjen e demonstratës. “Janë marrë masa shumë të rrepta për të siguruar që Kupa e Afrikës do të shkojë pa probleme”,- siguroi tabloidin Engamba Ledoux, komandanti i rojeve të sigurisë, ndërsa ekspertja e të drejtave të njeriut, Rebecca Tinsley, e quajti situatën “të tmerrshme”, duke paralajmëruar se kërcënimet sulmet nga rebelët janë serioze dhe shqetësuese.


