Sporti

Kuotat e basteve| Manchester City shihet si favorit i madh ndaj Real Madrid

04/17/2024 12:41
nga:Mergim Rreci

Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve vazhdojnë përsëri sonte.

Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e radhës që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në Angli, Manchester City e pret skuadrën e Real Madrid, me ndeshjen që premton të jetë jashtëzakonisht e ‘zjarrtë’. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultat 3 me 3.

Bazuar tek kuotat e basteve, Manchester City është favorit i madh ndaj Real Madrid, me fitoren e skuadrës angleze që kuotohet me 1.57, kurse ajo e Real Madrid me 5.25.

Një barazim i mundshëm mes dy skuadrave ka vlerën prej 4.33.

/GazetaBlic Sport/