Sporti

Kuotat e basteve, Bayern Munich dukshëm skuadër favorite ndaj Salzburgut

03/08/2022 15:24
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen dy ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve.

Liverpool – Inter dhe Bayern Munich – Salzburg, janë dy takimet shumë interesante që do të zhvillohen sot, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshje shumë e rivalizuar pritet të jetë ajo në Gjermani, atje ku Bayern Munich kërkon kalimin tutje ndaj skuadrës austriake, Salzburg.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 1 dhe të dy skuadrat do të tentojnë që sonte të marrin biletën për raundin tjetër.

Bayern Munich ka fituar të gjitha pesë takimet e tyre kundër klubeve austriake në shtëpi dhe kjo është një përparësi e madhe për të drejtuarit e Nageslmann.

Një fitore e bavarezëve të Julian Nagelsmann kuotohet me koeficientin 1,18, barazimi me 8,00 ndërsa një triumf i austriakëve kuotohet me koeficientin 12,00.

/GazetaBlic Sport/