Lajme

Kundërshtimi i aksionit të doganës dhe policisë nga banorët, Mushkolaj: Ose duhet zbatuar ligjin, ose dorëzuar para kontrabandës

12/08/2022 15:21
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur aksionin e Doganës dhe Policisë për sekuestrimin e 42 mijë litrave pije alkoolike në një dyqan në Rahovec, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se banorët janë mbledhur për ta kundërshtuar aksionin dhe ose duhet zbatuar ligjin, ose duhet dorëzuar para kontrabandës.

Ai ka thënë se Beogradi këto i cilëson si sulme mbi serbët.

Postimi i tij i plotë:

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë po sekuestrojnë 42 mijë litra pije alkoolike pa autorizim, në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit. Banorët janë mbledhur për ta kundërshtuar aksionin. Tash, ose duhet me e zbatu ligjin, ose me u dorëzu para kontrabandës. Me siguri Beogradi ka me e cilësu si sulm mbi serbët.