Ricardo Quaresma nuk ishte aspak i qetë në ndeshjen e tij të fundit.
Vitoria de Guimaraes u ballafaqua me Belenenses të dielën, me ç’rast humbi 1:0 dhe në minutat e fundit u shfaq mjaft nervozizëm në fushë, përcjell GazetaBlic Sport.
E një rast interesant ndodhi kur mesfushori i Belenenses, Afonso Sousa vendosi të shtrihej në tokë dhe të simulonte për të marrë kohë. Sousa ndoshta mendoi se ishte një mënyrë e shkëlqyer për të humbur kohë – por Quaresma nuk ishte i pajtimit me vendimin e tij.
Quaresma vendosi të merrte lojtarin në duart e tij dhe të largonte nga fusha…
38-vjeçar ngriti Sousa-n në ajër përpara se të përpiqej të ecte drejt vijës së fushës sa më shpejt që të ishte e mundur. Lojtarët e Belenenses u grumbulluan rreth Quaresma dhe ata ndjenë se veprimet e tij ishin jashtëzakonisht mosrespektuese.
Quaresma u ndëshkua menjëherë pas kësaj dhe ai argumentoi se gjithçka që donte të bënte ishte të rifillonte lojën. /GazetaBlic Sport/
Não é preciso maca quando há Ricardo Quaresma ? pic.twitter.com/Q1T12meDRu
— B24 (@B24PT) February 13, 2022


