Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring me 20 nëntor.
Florian Marku ka konfirmuar në rrjetin e tij social, Facebook para disa javësh se do të ngjitet sërish në ring me 20 nëntor, shkruan GazetaBlic Sport.
Meçi i tij i radhës do të zhvillohet në Londër dhe do të transmetohet nga Sky Sports, ndërsa kundërshtari i tij do të jetë Jorick Luisetto.
Ai ka 13 meçe, prej të cilave ka fituar 11, 2 me K.O dhe ka humbur 2.

Në një prononcim ekskluziv për GazetaBlic Sport, Luisetto tha se është shans i mirë për të lufta ndaj Markut dhe se do ta fitojë atë.
“Unë jam kundërshtari i tij dhe është një mundësi për mua që ta luftoj atë, kështu që do ta marr dhe do ta fitoj këtë luftë“, tha fillimisht Luisetto.

Më pas ai u pyet se sa e njeh Florian Markun dhe se a do të jetë në gjendje që të përgatitet për një meç të nivelit të lartë me Markun.
“Nuk kam nevojë të shoh meçet e tij për ta njohur atë, për mua i rëndësishëm është ringu. Mos harroni se do të jem gati për 20 nëntor dhe vetëm Zoti i di të gjitha“, tha Luisetto .
/GazetaBlic Sport/


