Sporti

Kundërshtarët e mundshëm të Italisë në fazën e eliminimit

06/17/2021 14:57
nga:Mergim Rreci

Italia ka kaluar në fazën e eliminimit të Kampionatit Evropian.

Futbollistët e Roberto Mancini tashmë janë kualifikuar në fazën e 16-të, pasi ata kanë mbledhur gjashtë pikë në dy ndeshje deri më tani, përcjell GazetaBlic Sport.

Kundërshtari në fazën e eliminimit do të përcaktohet nga pozicioni përfundimtar në grup.

Nëse Italia përfundon e para në Grupin A

Nëse kombëtarja Azzure përfundon e para, ata do të udhëtojnë në Londër për t’u përballur me ekipin që përfundon i dyti në Grupin C të shtunën, 26 Qershor.

Grupi C përbëhet nga Austria, Holanda, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut, ku Ho

landa e Frank de Boer aktualisht qëndron e dyta pas Austrisë me diferencën e golave.

Nëse Italia përfundon e dyta në Grupin A

Futbollistët e Mancinit ende mund të përfundojnë të dytët, nëse humbin nga Uells në ndeshjen e tretë, dhe më pas do të përballen me ekipin që përfundon i dyti në Grupin B.

Ndeshja do të zhvillohet në Amsterdam në të njëjtën datë, dhe kundërshtarët e mundshëm janë Belgjika, Rusia, Finlanda ose Danimarka.