Skuadra e Ballkanit takohet me ekipin lituanez, Zalgiris në raundin e parë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.
Ballkani dhe Zalgiris do të ballafaqohen me 5 korrik në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri”, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani, shkruan GazetaBlic Sport.
Teksa në Kosovë ka përfunduar kampionati, në Lituani po vazhdon akoma. Madje, ekipi i Zalgiris dje zhvilloi një duel mjaft me rëndësi për vazhdimin e sezonit.
Lojtarët e Vladimir Cheburin fituan dje derbin ndaj Panevezys me rezultatin 0:2, për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë.
Në këtë ndeshje spikati sulmuesi Oliviera – i cili realizoi dy herë.
/GazetaBlic Sport


