Sporti

Kundërshtar i “frikshëm” për Ilir Latifin, rumuni Romanov me bilanc 100% në UFC

12/30/2021 09:26
nga:Mergim Rreci

Ilir Latifi  do të kthehet në oktagon vitin e ardhshëm.

Luftëtari shqiptar do të përballet me Alexandr Romanov me 19 shkurt, shkruan GazetaBlic Sport.

Latifi zhvilloi një meç qershorin e kaluar në UFC, atje ku triumfoi ndaj Tanner Boser.

Nuk pritet të jetë aspak një luftë e lehtë për Latifin, duke pasur parasysh bilancin 100% që ka Alexandr Romanov, në UFC.

Ai ka luftuar 15 herë dhe ka triumfuar në të gjitha prej tyre, kurse Latifi ka 23 lufta, 15 preh tyre i ka fituar dhe 8 i ka humbur.

/GazetaBlic Sport/