Lajme

Kundër çmimit të naftë, protestuesit e Tiranës përplasen me policinë! Futen në mes Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë

03/10/2022 20:15
nga:Genita C

Protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore ka agravuar në Tiranë, me protestuesit që janë përplasur me policinë.

Abcnews.al raporton se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në kryqëzimin e Gjykatës së Lartë dhe KQZ-së.

Ndërkohë dhjetëra protestues në Tiranë dhe Durrës janë shoqërua në komisariat.

Pasditen e sotme janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda.

Ndërkohë më herët kryeministri i vendit, Edi Rama ju është përgjigjur LIVE qytetarëve pas shqetësimeve të shumta që sollën rritjet galoponte të çmimeve të naftës dhe produkteve, çka sollën edhe protesta në të gjithë vendin gjatë ditës së enjte. /Abcnews.al