Sporti

Kumbulla mposht Asllanin, Sassuolo i merr fitoren e dytë sezonale Interit

05/04/2024 22:48
nga:Mergim Rreci

Sassuolo fiton minimalisht përballë kampionëve të rinj të Serisë A dhe ndez shpresën për mbijetesë.

Ekipi i Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës (mbrojtësi kuqezi luajti titullar, ndërsa mesfushori qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol) morën maksimumin e pikëve pas një serie prej tri humbjesh dhe po kaq barazimesh, me shpresën që në tri javët e fundit të bëjnë mrekullinë.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Lauriente në fillim të takimit.

Inzaghi aktivizoi nga minuta e parë Kristjan Asllanin, që u zëvendësua në minutën e 74-t nga Klaasen.

Duhet theksuar që Sassuolo, që ka shanse të reduktuara për qëndrimin në elitë, është e vetmja skuadër që e ka mposhtur dy herë Interin në këtë sezon.